E prezanton Nexhipi, Sermaxhaj merr drejtimin e Ballkanit
Njoftimi i klubit: Sami Sermaxhaj merr drejtimin e FC Ballkanit! FC Ballkani njofton se Sami Sermaxhaj është emëruar trajner i ekipit të parë. Njeriu i shtëpisë rikthehet në krye të skuadrës, duke marrë përsëri përgjegjësinë për drejtimin e ekipit në një moment të rëndësishëm për klubin. Sermaxhaj e njeh shumë mirë Ballkanin dhe rrugëtimin e tij, pasi ka qenë në krye të ekipit edhe gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019. Me përvojën e tij dhe njohjen e madhe që ka për klubin, trajneri Sermaxhaj rikthehet për të udhëhequr skuadrën në sfidat e radhës dhe për të vazhduar punën drejt objektivave të FC Ballkanit. Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese Sami Sermaxhajt në rikthimin e tij në krye...
Burimi:
sportiim.al