Disiplina parajamëron Martinin, Partizani humb titullarin në dy ndeshje
Vendimi nr. 2 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.08.2026 Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për mosrespektimin e detyrimit për daljen në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje ose të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme që lidhet me përmbushjen e detyrimeve mediatike, do t’i nënshtrohet masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF. Lojtari i FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë futbollistike. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-18, Rei...
Burimi:
sportiim.al