E PAPRECEDENTË: Federata “persekuton” Shkëndijën, dënohet me 105 mijë euro nga FFM-ja dhe përjashtim nga Kupa!
3 Qershor 2026 17:45 Telesport Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në total, Komisioni Disiplinor i ka njoftusr dënim në para prej 105 mijë eurove skuadrës shqiptare nga Tetova. Fillimisht, Shkëndija ka marrë dënim prej 15 mijë eurosh për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në finale të Kupës kundër Sileksit. Shkëndija gjithashtu është dënuar me 30 mijë euro dhe me përjashtim nga garat e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2026/27 për shkak të refuzimit për ti pranuar medaljet në ceromoninë zyrtare në finale dhe për shkak të sjelljes dhe mungesës së respektit ndaj personave zyrtare dhe ekipit kundërshtarë. Dënimi tjetër prej 30 mijë eurove dhe katër ndeshje pa publik ka të...
Burimi:
telesport.al