E mbyll pa sukses, përfundon aventura e të preferuarit të Silvinjos te Kombëtarja

E mbyll pa sukses, përfundon aventura e të preferuarit të Silvinjos te Kombëtarja

E ardhmja e Nedim Bajramit te Rejnxhërs duket drejt fundit, pasi trajneri Dani Rohl ka vendosur që mesfushori ofensiv të mos jetë pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm. Burime pranë klubit bëjnë të ditur për mediat angleze se tekniku gjerman synon të reduktojë skuadrën dhe të krijojë hapësira për afrime të reja, ndërsa Bajrami është ndër emrat që pritet të largohet. Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës në tetor, Rohl e ka mbajtur 27-vjeçarin në periferi të ekipit, duke mos i dhënë një rol të rëndësishëm. Vendimi tashmë është i qartë, duke qenë se Bajrami nuk konsiderohet pjesë e projektit për sezonin 2026-27 dhe është informuar për këtë situatë. Nga ana tjetër, edhe vetë lojtari është i hapur për një transferim. Ai kërkon...