E “masakroi” Joshua-n në raundin e parë dhe nuk hodhi asnjë grusht në të dytin, Prengën e akuzojnë se ka shitur ndeshjen

E “masakroi” Joshua-n në raundin e parë dhe nuk hodhi asnjë grusht në të dytin, Prengën e akuzojnë se ka shitur ndeshjen

Joshua-Prenga ishte dueli i shumëpritur i mbrëmjes së djeshme në eventin e zhvilluar në Arabinë Saudite. Boksieri shqiptar i befasoi të gjithë në raundin e parë. Prenga e hodhi përtokë Joshua-n që në sekondat e para të duelit, ndërsa përgjatë raundit e rrëzoi edhe 3 herë të tjera. Sportisti shqiptar e “masakroi” britanikun, pavarësisht se ky i fundit është një nga emrat më të mëdhenj të viteve të fundit. Por raundi i dytë shfaqi një panoramë krejtësisht tjetër. Kristian Prenga nuk lëshoi asnjë grusht të rrezikshëm drejt kundërshtarit, madje la hapësirë për t’u goditje. Joshua e shfrytëzoi këtë situatë dhe arriti ta hidhte “knock out” 35-vjeçarin. Pas duelit, ish-kampioni i botës kërkoi të sfidonte Fury-n. Pikërisht kjo ka ngritur edhe dyshime në rrjetë. Një pjesë...