E madhe me të mëdhatë, Egnatia zgjat duart te titulli i tretë

E madhe me të mëdhatë, Egnatia zgjat duart te titulli i tretë

Abissnet Superiore, Final Four, java e 2-të: Vllaznia- Egnatia 1-2 (Qato 77’/ Sota 39′, Adjesa 88′) Ndeshja vendimtare për titullin kampion Vllaznia- Egnatia, luajtur këtë mbrëmje në ‘Air Albania’ u mbyll me fitoren e rrogozhinasëve me shifrat 1-2. Një gol i Sotës me kokë në të 39′ i dha epërsinë kampionëve në fuqi për të shkuar përpara në pushim të ndeshjes. Në të dytën, shkodranët e Edi Martinit provuan gjithçka për gjithçka ndërsa pas aktivizimit të Muratajt e Qatos skuadra pikërisht me këta futbollistë arriti të barazojë në të 77-ën. Fillimisht goditja e Muratajt tronditi shtyllën pingule teksa Qato e shndërroi në gol me kokë topin e kthyer. E ndërsa takimi po shkonte drejt barazimit, vjen goli mjaft i bukur e gjithë mendim i Egnatias....