E kërkojnë Real, Barcelona dhe Bayern. City vendos shifrën 75 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin

E kërkojnë Real, Barcelona dhe Bayern. City vendos shifrën 75 milionë euro për të lënë të lirë qendërmbrojtësin

27 Maj 2026 18:05 Telesport Largimi i Pep Guardiolës do të pasohet me një revolucion të vërtetë te “Qytetarët”, ku pritet të ketë largime të shumta. Caught Offside zbulon se Man. City është i hapur për shitjen e Josko Gvardiol, për qendërmbrojtësin kroat ka interesim konkret nga tri klube të mëdha: Bayern, Real Madrid dhe Barcelona. Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e City-t kanë vedosur shifrën 75 milionë euro për të lënë të lirë kroatin. Kujtojmë se Gvardiol u transferua në vitin 2023 nga Leipzig te City për gati 90 milionë euro. Ai është nën kontratë deri në vitin 2028. Sezoni i ri mund ta gjejë 24-vjeçarin me fanellën e një ekipi të ri, dhe jo më atë të Man. City.