“E dua shumë Italinë, më vjen keq për miqtë e mi që po e shohin Botërorin nga shtëpia”
21 Qershor 2026 15:33 Telesport Denzel Dumfries po bën një paraqitje shumë të mirë në Botëror deri tani, duke kontribuar me dy asiste, në dy ndeshjet e para të Holandës. Në intervistën për DAZN pas fitores 5-1 ndaj Suedisë, Dumfries shprehu keqardhjen e tij për mungesën e Italisë këtë Botëror, duek thënë se ka shumë miq aty. “Sigurisht që më vjen keq për Italinë. Kaq shumë miq të mi janë në shtëpi tani, është e vështirë ta shohësh. E dua Italinë”, tha mbrojtësi holandez. Kujtojmë se Dumfries sezonin e ri do të luajë në La Liga me Real Madridin, por Italia duket se do të mbajë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e tij.
Burimi:
telesport.al