E ardhmja e Muçit ka mbetur pezull, trajneri i Trabzonsporit: Nuk kam dyshime, dua që ai të qendrojë

E ardhmja e Muçit ka mbetur pezull, trajneri i Trabzonsporit: Nuk kam dyshime, dua që ai të qendrojë

Ernest Muçi është tema e ditës në Turqi. E ardhmja e sulmuesit shqiptar ka mbetur pezull. Presidentët e Trabzonsporit dhe të Beshiktashit u takuan pas përfundimit të lojës dhe vendosën që të shtynin afatin e blerjes së lojtarit deri në 20 maj. Klubi nga Deti i Zi po përpiqet të uli vlerën e kartonit të lojtarit, ndërsa vetë trajneri Teqe e ka bërë të qartë në konferencë për shtyp se dëshira e tij është që Muçi të qendrojë në skuadër. “Unë ia shpreha klubit dhe vetë atij mendimin tim në lidhje me Ernest Muçin. Muçi ka qenë shumë fitimprurës gjatë periudhës që ka qenë me ne. Nuk ka dyshime në lidhje me dëshirën që ai të qendrojë. Mendoj se mund të ketë disa probleme ekonomike....