E ardhmja e Mourinhos në duart e zgjedhjeve, Real Madrid drejt votimeve vendimtare për presidencën
Zgjedhjet presidenciale te Real Madridi po krijojnë tension rreth të ardhmes së Jose Mourinho-s dhe planeve të klubit madrilen për sezonet e ardhshme. Sipas mediave spanjolle, konfirmimi i procesit zgjedhor ka ndërlikuar një marrëveshje të mundshme mes Real Madridit dhe trajnerit portugez. Në këtë situatë, edhe Benfica po përpiqet të përfitojë financiarisht, duke synuar të marrë më shumë se klauzola e lirimit prej 7 milionë eurosh që është e vlefshme deri më 26 maj. Pas kësaj date, klauzola nuk do të jetë më aktive dhe çdo transferim do të kërkojë negociata të drejtpërdrejta mes klubeve. Raportet mes Real Madridit dhe Benficës janë tensionuar muajt e fundit për shkak të disa çështjeve të hapura të transferimeve dhe përplasjeve në merkato, duke përfshirë edhe rastet e lojtarëve...
Burimi:
javanews.al