E ardhmja e Asllanit është në pikëpyetje, fati i tij në merkato është në dorën e trajnerit të ri
E ardhmja e Kristjan Asllanit është në pikëpyetje. Mesfushori shqiptar është në huazim te Beshiktashi, por periudha e tij e huazimit përfundon në fund të këtij sezoni. Ndërkohë klubi turk ende nuk e ka vendosur nëse do ta ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga Interi. Sipas “A Spor”, Beshiktashi po përgatitet për një eksod futbolistësh. Plot 15 prej tyre pritet të largohen. Sakaq 8 lojtarë do të marrin miratimin nga trajneri i ri nëse do të qendrojnë apo jo në Stamboll. Ndër ta përfshihet edhe Kristjan Asllani. Ky i fundit do ta mësojë fatin e tij në këtë merkato transferimesh nga trajneri i ri i Beshiktashit./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com