Dy rrugët që mund të ndjekë “revolucioni” te Milani. Nga drejtuesit te trajneri, emrat në lojë

Dy rrugët që mund të ndjekë “revolucioni” te Milani. Nga drejtuesit te trajneri, emrat në lojë

Ibrahimović dhe Cardinale po punojnë për të rindërtuar strukturën teknike të Milanit pas largimeve të Igli Tares, Geoffrey Moncadës, Giorgio Furlanit dhe Massimiliano Allegrit në fund të sezonit. Në klub po diskutohen dy drejtime të ndryshme për të ardhmen, veçanërisht sa i përket pankinës. Opsioni i parë, i mbështetur nga Ibrahimović, parashikon emërimin e Ramon Planes si drejtor sportiv dhe afrimin e Arne Slot si trajner. Holandezi së fundmi zyrtarizoi ndarjen me Liverpool-in, klub me të cilin fitoi Premier League, pasi më parë kishte korrur sukses edhe me Feyenoord në Holandë. Rruga e dytë brenda klubit favorizon Ralf Rangnick, aktualisht trajner i kombëtares së Austrisë. Gjermani do të kërkonte kompetenca të gjera në menaxhimin e sektorit sportiv dhe do të sillte si trajner Oliver Glasner,...