Dy flamuj të kuq dhe disa aksidente, Di Giannantonio me VR46 triumfon në garën e kaosit në Montmelo

Dy flamuj të kuq dhe disa aksidente, Di Giannantonio me VR46 triumfon në garën e kaosit në Montmelo

Piloti italian Fabio di Giannantonio me motorin Ducati VR46, u shpall sot fitues i garës së Cmimit të Madh të Katalonjës në MotoGp. Gara e zhvilluar në pistën e Monetmelo nisi tri herë, pasi dy herë u valëvit flamuri i kuq. Në fund triumfoi piloti i skuadrës së Valentino Rossi, që arriti të marrë kreun tri xhiro nga fundi. Në podium u ngjitën edhe spanjolli Joan Mir me Honda (vendi i dytë) dhe spanjolli tjetër Fermin Aldeguer me Ducati Gresini. Një garë e karakterizuar nga një aksident i frikshëm në mesin e saj, me spanjollin Alex Marquez që u dëmtua rëndë dhe përfundoi në spital. Flamuri i kuq ndali garën, por edhe pasi ajo rinisi, sërish një aksident që detyroi organizatorët ta ndalin atë për...