Duka: “De Biasi vërtetë është një histori e bukur e futbollit shqiptar, por sekreti mbetet energjia e grupit”

Duka: “De Biasi vërtetë është një histori e bukur e futbollit shqiptar, por sekreti mbetet energjia e grupit”

Në diskutimin te Samiti i Diasporës, presidenti i FSHF, Armand Duka, u ndal edhe te roli i sportit në diplomacinë ndërkombëtare, ku Presidenti Duka theksoi se futbollistët shqiptarë kanë qenë ambasadorë të rëndësishëm të vendit në shumë shtete të botës. Ai permendi gjithashtu De Biasin dhe historinë e tij. “De Biasi vërtetë është një histori e bukur e futbollit shqiptar. Ka qenë trajner i ekipit, trajneri i Lorikut, kur Loriku ishte kapiten në vitin 2016 në Europian. Vazhdojmë që të kemi marrëdhënie shumë të mira, respekt të jashtëzakonshëm për De Biasin. Por, loja jonë është kolektive dhe as De Biasi, as Loriku, as Duka apo as Altini nuk e çojnë dot Shqipërinë, as në Europian dhe as nuk fitojnë grupin dhe nuk fitojnë dot asnjë...