“Duhet të kesh bo** për ta bërë këtë”, Konte largohet nga Napoli: Kam denoncuar situata që nuk më kanë pëlqyer
Antonio Konte nuk do të jetë më trajneri i Napolit. Italiani është larguar nga klubi i Napolit, të cilin e shpalli kampion të Italisë një sezon më parë. Ai ka deklaruar për mediat në konferencë për shtyp se ka pasur guximin e duhur për t’i denoncuar situatat që nnuk i pëlqejnë dhe ka theksuar se nuk do të luante kurrë në një kampionat anonim. “Pas ndeshjes me Bolonjën kam vënë re dhe kam denonuar disa situata që nuk më kanë pëlqyer. Duhet të kesh bo** për ta bërë këtë. Nuk kam luajtur kurrë në kampionate anonime dhe të shoqëroja të vdekurit”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com