Duel “spanjoll” mes PSG-së dhe Arsenalit, futbolli shpall sonte “mbretin” e ri të Europës
Është finalja e Champions League, ndeshja që çdo ekip dhe çdo lojtar elitar dëshiron ta luajë kur fillon sezoni rreth korrik-gushtit. Këtë sezon e kanë arritur PSG, kampioni në fuqi, dhe Arsenali i Mikel Artetës, i cili do të përpiqet t’i rrëmbejë kurorën europiane formacionit të Luis Enrique që vitin e kaluar shkatërroi Interin në finale 5-0. Në këtë stadium, “Puskás Arena”, pothuajse të gjithë e konsiderojnë favorite skuadrën pariziene, për shkak se është kampione në fuqi dhe sjell në këtë finale një grup lojtarësh që ka funksionuar prej shumë vitesh dhe me rendiment të madh, përfshirë edhe fituesin e “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé. Por nuk luan vetëm ai. Përballë do të jetë një Arsenal që ka treguar në Europë se është ekip shumë...
Burimi:
telesport.al