Dudaev shkon në gjysmëfinalet e Europianit dhe synon medalje, humbasin Drazhi dhe Avdyli
24 Prill 2026 13:02 Telesport Në Tiranë vijojnë garat e Kampionatit Europian të Mundjes për të rritur, me ndeshjet e stilit të lirë, aty ku vendi ynë synon medalje. Dhe ai që bën Shqipërinë të ëndërrojë është mundësi Islam Dudaev. Në peshën 65kg, Dudaev ka arritur dy fitore në dy duelet e zhvilluara deri më tani, duke avancuar në gjysmëfinale. Në sfidën e parë, ai mundi 6-1 turkun Ahmet Duman, duke avancuar në çerekfinale. Në përballjen e dytë, Dudaev bën një tjetër paraqitje të mirë, duke triumfuar 3-1 ndaj gjeorgjianit Nika Zakashvili. Ky sukses kualifikon mundësi kuqezi në gjysmëfinale, ku të premten pasdite do të përballet me rusin Islam Guseinov. Ndërkohë, në tapet është ngjitur edhe mundësi i peshës 57kg Endrio Avdyli, që u eliminua...
Burimi:
telesport.al