“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

“Dora” e Dedes po duket, Egnatia fiton një ADN të re. Çfarë ka ndryshuar trajneri tiranas te kampionët

Egnatia nuk është më vetëm një skuadër që kërkon rezultatin. Pas javëve të para të aventurës europiane, kampionët e Shqipërisë po tregojnë shenja të qarta të një identiteti të ri, të ndërtuar mbi disiplinën taktike, organizimin dhe besimin te ideja e trajnerit Nevil Dede. Rezultatet janë vetëm një pjesë e historisë. Përtej tyre, ajo që bie në sy është mënyra se si skuadra sillet në fushë. Egnatia tashmë duket një ekip që di çfarë kërkon, që nuk shpërbëhet në momentet e vështira dhe që është në gjendje të përshtatet sipas situatave të lojës. EKIP KOMPAKT – Një nga elementët kryesorë të filozofisë së Dedes është ekuilibri. Egnatia nuk kërkon të luajë gjithmonë me rrezik, por të ruajë strukturën dhe të mos humbasë kontrollin e ndeshjes. Blloku...