Dita e titullit kampion, Egnatia pranë të tretit radhazi, Elbasani shpreson te…Dinamo

Dita e titullit kampion, Egnatia pranë të tretit radhazi, Elbasani shpreson te…Dinamo

Ka mbrritur dita e fundit sezonale në Abissnet Superiore. ‘Final Four’ pasi luajti dy javë, sot në dy stadiume do të japë verdiktet përfundimtare të edicionit futbollistik 2025/2026. Më kryesorin, titullin kampion sezonal me tre skuadra që janë ende në garë. Në ‘pole’ qëndron Egnatia. Kampionia në fuqi ka në këmbët e saj trofeun më të madh futbollistik në vend ndërsa sot në “Elbasan Arena” i duhet të kalojë Dinamon për të hapur zyrtarisht shampanjën e tretë radhazi. Më pas shanset i shkojnë AF Elbasanit i cili vjen në këtë raund me po aq pikë sa rrogozhinasit (34) ndërsa përballen me Vllazninë në “Air Albania”. Veçse verdheblutë e Gvozdenoviç (zgjati së fundi kontratën edhe për një sezon) me pikë të barabarta me Egnatian e Nevil...