Dinamo mëson kundërshtarin e mundshëm në turin e tretë, shorti e dërgon në… Rumani
Ditën e sotme, në Nion të Zvicrës është mbajtur shorti për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dinamo është i vetmi ekip nga “Abissnet Superiore” që vazhdon rrugëtimin në këtë kompeticion. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka mësuar sot rivalët e mundshëm në rast kualifikimi. Kështu, nëse kalon me sukses turin e dytë, atëherë Dinamoja do të përballet me fituesin e çiftit Steaua e Bukureshtit (Rumani) – Auda (Letoni), ku rumunët hyjnë si favoritë. Megjithatë Dinamo fillimisht duket të eleminojë Aluminijn për të menduar më pas për turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com