Dinamo barazon në duelin e parë me Celjen sllovene, shanse të kapë raundin e tretë në duelin e kthimit
Adriatik BALLA Dinamo Siti bëri mbrëmë një tjetër ndeshje të madhe e të rëndësishme në Ligën e Konferencës, pasi mundi të barazonte 1-1 me Celjen e Sllovenisë, pikërisht në fushën e kësaj të fundit, një rezultat që jo vetëm e mban në vallen e kualifikimit, por i jep “nëndetëses” tonë avantazhe për të shkuar në raundin e tretë. Kjo sepse e luan duelin e kthimit pas një jave në Shqipëri në prani të tifozëve të saj. Dueli i mbrëmshëm ndaj sllovenëve nisi mjaft mirë për dinamovitët, që kaluan të parët në avantazh me anë të Hekuran Berishës. Kosovari shënoi në minutën e 15-të dhe blutë e mbrojtën mirë portën për pjesën më të madhe të ndeshjes. Në fakt, Dinamo ekontrolloi mirë lojën, duke dominuar në...
Burimi:
sot.com.al