Dështon pista Alisson Becker, Juventus gjen porierin e ri në PL. Dy emra me “peshë”

Dështon pista Alisson Becker, Juventus gjen porierin e ri në PL. Dy emra me “peshë”

8 Qershor 2026 17:29 Telesport Pasi dështoi marrëveshja për Alisson Becker, ku Juventus nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Liverpool-in, bardhezinjtë kanë piketuar dy emra të tjerë për portën, të cilët po ashtu luajnë në Premier League. Bëhet fjalë për Emiliano Martinez dhe Jordan Pickford. Portieri argjentinas është përfolur edhe më parë për një transferim të mundshëm në Serie A, ku e ka kërkuar Inter. Vlera e tij në treg llogaritet 12-15 milionë euro. Shumë shpejt pritet të ketë bisedime zyrtare mes drejtuesve te Juventusit dhe përfaqësuesve të lojtarit, i cili aktualisht është i fokusuar te Kupa e Botës me Argjentinën. I dyti, Pickford, portieri aktual i Everton, shihet po ashtu si një kandidaturë serioze për portën e Juventusit. Sipas medieve angleze, është vetë portieri...