“Dështimi bie mbi mua”! Shkatërroi brezin e artë të Hollandës, Koeman jep dorëheqjen pas eleminimit nga Hollanda
Ëndrra e Holandës për të ngritur trofeun e Kupës së Botës 2026 është shuar në mënyrë dramatike, dhe pasojat kanë qenë të menjëhershme. Një ditë pas eliminimit të hidhur kundër Marokut, Ronald Koeman ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të “Tulipanëve”. Vendimi, i cili u bë i ditur përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale, vjen pas një ndeshjeje rraskapitëse që përfundoi 1-1 pas kohës së rregullt dhe shtesave, ku holandezët u mposhtën 3-2 në ruletën e penalltive. “Mbeta i zhgënjyer, ashtu si gjithë populli ynë. Si trajner, përgjegjësia përfundimtare për dështimin bie mbi mua,” deklaroi 63-vjeçari, duke pranuar se objektivi për t’u shpallur kampionë mbeti sërish një ëndërr e parealizuar. Koeman, i cili drejtonte ekipin kombëtar që nga viti 2023 (në...
Burimi:
sportekspres.com