Del formacioni më i mirë i Superiores , spikasin lojtarët e Egnatias dhe të Vllaznisë

Del formacioni më i mirë i Superiores , spikasin lojtarët e Egnatias dhe të Vllaznisë

Adriatik BALLA Kampionati u mbyll dhe kanë nisur analizat për ecurinë e skuadrave dhe natyrisht edhe vlerësimet për më të mirët. Kështu, kompania “Sofascore” ka publikuar formacionin më të mirë të Kategorisë Superiore, vlerësim që vjen pak ditë pas u mbyll kampionati. Ky ekip ideal përfshin lojtarë që kanë treguar nivel të lartë performance, vazhdimësi në paraqitje dhe ndikim të madh në suksesin e skuadrave të tyre gjatë gjithë edicionit. Vlen të theksohet se formacioni i sezonit përfshin lojtarë nga shtatë skuadra të ndryshme, çka tregon nivelin konkurrues të kampionatit dhe shpërndarjen e talentit në të gjithë elitën e futbollit shqiptar. Egnatia, Dinamo, Elbasani dhe Flamurtari kanë nga dy përfaqësues në këtë ekip ideal, ndërsa Tirana, Vllaznia dhe Bylisi përfaqësohen me nga një lojtar. Ky...