Davide Ancelotti gati për hapin e madh në karrierë. E kërkon klubi francez, që do të marrë pjesë edhe në Champions League

Davide Ancelotti gati për hapin e madh në karrierë. E kërkon klubi francez, që do të marrë pjesë edhe në Champions League

23 Maj 2026 17:18 Telesport Pas një eksperience të shkurtër në Brazil te Botafogo, Davide Ancelotti duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë si trajner. RMC Sport zbulon se italiani është një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Lille në Francë. Trajneri aktual i Lille, Bruno Genesio, është shumë pranë kalimit te Olimpique Marseille. Në këtë situatë, presidenti i Lille, Olivier Letang, ka dy emra në listë për të zëvendësuar Genesio-n. I pari është Thiago Motta, i cili ka qenë i “papunë” që pa shkarkimit në mars të vitit 2025 nga stoli i Juventusit, por vazhdon të paguhet ende. I dyti është pikërisht Davide Ancelotti, i cili aktualisht është i angazhuar në stafin drejtues te kombëtarja braziliane, e...