Costacurta rrëfen dramën familjare me djalin Achille: Nuk hyja dot në spital për ta shikuar…
Alessandro Costacurta, i njohur si Billy, ka folur sërish për momentet më të vështira familjare, duke u ndalur te djali i tij Achille Costacurta, i cili në adoleshencë ka kaluar probleme me varësitë nga droga, vuajtje të forta dhe një proces të gjatë trajtimi. Në podcast-in “One More Time” të Luca Casadei, ish-mbrojtësi ka kujtuar periudhën e rëndë që kulmoi me shtrimin në spital, me trajtim shëndetësor të detyrueshëm (TSO). Costacurta tregoi se Achille që i vogël shfaqte shenja shqetësimi, vështirësi në shkollë dhe në shoqërizim, si dhe refuzim të rregullave. Në moshën 13-vjeçare u largua nga shtëpia për dy ditë e gjysmë, gjë që u bë moment kthese për familjen. Më vonë u vendos diagnoza e saktë ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder), që në...
Burimi:
telesport.al