Conference League: Pasi turpëroi Vllazninë, Malisheva merr një fitore të jashtëzakonshme ndaj Hibernian (video)

Conference League: Pasi turpëroi Vllazninë, Malisheva merr një fitore të jashtëzakonshme ndaj Hibernian (video)

23 Korrik 2026 18:33 Telesport Pasi eliminoi Vllazninë në raundin e parë kualifikues në Conference League, me rezultatin e përgjithshëm 6-2, Malisheva ka fituar 2-0 ndaj Hibernian, në ndeshjen e parë të raundit të dytë. Në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”, Malisheva dominoi plotësisht ndaj skocezëve si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një pasimi në zonë të Arlind Veliut, ishte Kreshnik Uka, që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit. Goli i dytë do të vinte në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e dytë, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Uka, ishte Valmir Nafiu që...