Conference League: Dinamo ndalet në transfertë në Letoni. Kualifikimi vendoset në “Elbasan Arena”

Conference League: Dinamo ndalet në transfertë në Letoni. Kualifikimi vendoset në “Elbasan Arena”

4 Gusht 2026 19:55 Telesport Dinamo City u mund minimalisht nga Auda në ndeshjen e parë të raundit të tretë të UEFA Conference League. Në sfidën e zhvilluar në Riga, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mposht 1-0, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që krijuan raste, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo City u shfaq më kërkuese dhe provoi të merrte avantazhin, por pa konkretizuar rastet e krijuara. Skuadra letoneze kaloi në epërsi në minutën e 68-të me golin e Diedu. Situata u vështirësua edhe më shumë për dinamovitët, të cilët mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Përrndrecës....