Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen e çuditshme
Tifozët e Skocisë kanë gjetur një zgjidhje të pazakontë për të shmangur kostot marramendëse të transportit gjatë Kupës së Botës 2026. Ata kanë marrë me qira më shumë se 30 autobusa të verdhë shkollorë amerikanë. Anëtarët e njohur të “Tartan Army” vendosën të përdorin mjetin ikonik të transportit pasi autoritetet në Boston vendosën çmimin e jashtëzakonshëm prej 80 dollarësh (rreth 60 paund) për një biletë vajtje-ardhje me tren drejt stadiumit “Gillette” në Foksborou, ku skuadra e drejtuar nga Stiv Klark do të përballet me Haitin dhe Marokun. Për të kursyer edhe më shumë, shumë tifozë skocezë kanë zgjedhur të qëndrojnë në Providence, në “Rhode Island”, në jug të stadiumit, ku akomodimi është dukshëm më i lirë se në Boston. Edhe pse parkimi i autobusëve në...
Burimi:
vizionplus.tv