Çmenduri për finalen e Botërorit 2026, biletat arrijnë deri në 2 milionë dollarë për copë
Më 19 korrik do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës 2026, ndeshja që do të shpallë kampionen e re të botës dhe skuadrën që do të mbajë kurorën e futbollit botëror për katër vitet e ardhshme. Gjithçka është gati në ‘MetLife Stadium’ në New Jersey për spektaklin e të dielës, por vëmendjen nuk po e tërheq vetëm futbolli. Çmimet e biletave kanë arritur nivele rekord, duke shkaktuar polemika të mëdha. Sipas raportimeve nga mediet ndërkombëtare, në tregun e rishitjes disa bileta kanë kaluar vlerën e 32 mijë dollarëve, ndërsa ofertat më ekstreme kanë shkuar deri në 2 milionë dollarë, një shifër që tregon ‘ethet’ për të qenë i pranishëm në finalen e Botërorit. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka komentuar situatën me...
Burimi:
sot.com.al