Chivu drejt dopietës sezonale, Fabregas kërkon finalen historike. Inter–Como premton spektakël

Chivu drejt dopietës sezonale, Fabregas kërkon finalen historike. Inter–Como premton spektakël

21 Prill 2026 10:04 Alfred Lleshi Chivu e ka praktikisht titullin e Serie A në dorë, me +12 pikë avantazh dhe 5 javë para fundit, teksa tani synon dopietën sezonale. Interi i tij mund të arrijë finalen e “Coppa Italia” dhe të kërkojë dopietën që mungon nga sezoni 2009/10 me José Mourinho. Pengesa është Como, që kërkon surprizën pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë. Ndeshja luhet sonte prej orës 21:00. Historiku mes dy skuadrave është plot gola; 4-0 për Interin në ndeshjen e parë të kampionatit dhe 4-3 në kthim, fazën e dytë. Marcus Thuram ka shënuar në të gjitha përballjet. Fabregas nuk e ka mposhtur kurrë Interin në Itali. Zikaltrit vijnë pa Bastoni dhe Lautaro, me rotacione dhe Bonny pranë Thuram. Në mesfushë...