Chelsea tenton mbrojtësin e City, u ble për 40 mln euro para një viti
3 Maj 2026 12:39 Telesport Chelsea po vazhdon tentativat për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe në listën e objektivave të klubit londinez duket se është qendërmbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov. Londinezët kanë nisur kontakt me menaxherët e 22-vjeçarit, duke diskutuar mundësinë e një transferimi të plotë ose huazimi të kushtueshëm për një sezon. Khusanov u ble vitin e kaluar nga Lens për 40 mln euro. Ai është një nga mbrojtësit më të talentuar në botë.
Burimi:
telesport.al