CHAMPIONS LEAGUE FEMRA: Barcelona i jep leksione Lyonit dhe fiton për herë të katërt kupën veshgjatë (video)
Barcelona është fituesja e Champions League për femra këtë sezon. Vajzat katalanase mundën në finale Lyonin me shifrat 4-0, në finalen e luajtur në Oslo. Kjo ishte finalja e gjashtë rresht e Barcelonës në Champions League, katër prej të cilave i ka fituar dhe dy i ka humbur. Nga këto gjashtë finale, tre kanë qenë kundër Lyon. Në dy prej tyre ka fituar Barcelona, në një francezet. Pjesa e parë në Oslo u mbyll në barazim pa gola. Protagonistja kryesore e finales ishte sulmuesja polake, Ewa Pajor, e cila realizoi një dopietë në pjesën e dytë. Fillimisht, në minutën e 55-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Pajor shënoi me një goditje të bukur me të djathtën brenda zone, pas asistit që mori nga Patricia Guijarro....
Burimi:
telesport.al