“Çfarë na ka mbetur më tepër për të fituar”? Trajneri i Spanjës zbulon pyetjen që i bënë lojtarët pasi i shpallën kampionë të Botës

“Çfarë na ka mbetur më tepër për të fituar”? Trajneri i Spanjës zbulon pyetjen që i bënë lojtarët pasi i shpallën kampionë të Botës

Luis De La Fuente ka folur për mediat si kampioni më i ri i botës. Trajneri spanjoll ka deklaruar se ekipi i tij duhet të kishte shënuar gol më herët, por Martinezi bëri një punë të shkëlqyer në portë. De La Fuente ka zbuluar gjithashtu se disa prej lojtarëve spanjollë e pyetën pas ndeshjes se çfarë u kishte mbetur tashmë për të fituar. Ndërkohë kreu i pankinës iu përgjigj shkurtimisht: “Ndeshja e shtatorit”. “Mendoj se ndeshja duhej të ishte vendosur shumë më herët. Pritjet e Dibu-së na penguan të fitonim më shpejt. Duhet të kishim marrë epërsinë më herët, por është një finale e Kupës së Botës dhe duhet të vuash edhe kundër dhjetë lojtarëve, dhe ne jemi të përgatitur për çdo gjë. Pas ndeshjes,...