Çfarë çmendurie! Argjentina përmbys me 3 gola Egjiptin pas minutës së 80, Mesi qan si fëmijë pasi i dha kualifikimin bardhebluve
Çfarë çmendurie në Atlanta. Argjentina ka dhuruar një përmbysje spektakolare përballë Egjiptit. Afrikanët befasuan kampionët e botës me golin e shënuar nga Ibrahimi në minutën e 15. Vetëm 6 minuta më vonë Lionel Mesi humbi duelin me portierin egjiptian nga pika e bardhë e penalltisë. Argjentinasit u hodhën përpara në sulm, por me një kundërshar të rreshtuar pas e kishin të pamundur të rrezikonin portën. Në minutën e 67 Ziko dyfishoi rezultatin në favor të Egjiptit. Në fytyrat e “faraonëve” dallohej qartë shpresa e madhe e kualifikimit, ndërsa në kampin amerikano-jugor pllakosi trishtimi. Me mënyrën se si po shkonte loja, Argjentina dukej thuajse e eleminuar nga Kupa e Botës. Por mjaftoi një fraksion loje për të ndryshuar gjithçka. Një asisit fantastik i Mesit në minutën...
Burimi:
sportekspres.com