Ceferin: I kuptoj tifozët, nuk e dimë më kur është penallti dhe kur jo

Ceferin: I kuptoj tifozët, nuk e dimë më kur është penallti dhe kur jo

24 Prill 2026 13:24 Alfred Lleshi Polemikat për arbitrimin vazhdojnë të tensionojnë Champions League, me klubet kryesore europiane gjithnjë e më kritike ndaj disa vendimeve. Barcelona ngriti dyshime pas ndeshjeve me Atlético Madridin, ndërsa Real Madridi kritikoi arbitrin Slavko Vinčić, sidomos për përjashtimin e Eduardo Camavinga në sfidën kundër Bayern Munich. Pakënaqësia reflektohet edhe në fjalët e presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, në “The Forum”: “Ndonjëherë tifozët nuk i kuptojnë interpretimet e rregullave, i kuptoj. Në fakt nuk i kuptoj as unë. Për prekjet me dorë, askush nuk di më çfarë është penallti dhe çfarë jo. Si mund të përcaktohet qëllimshmëria? Nuk jemi psikiatër”. Čeferin theksoi rolin e arbitrit në fushë: “VAR duhet të ndërhyjë vetëm në raste gabimi të qartë dhe të dukshëm. Rishikimet...