Carja kryeson renditjen në peshën 69kg, shtangistja kuqezi pret edhe rezultatin e Baterisë A për të prekur podiumin

Carja kryeson renditjen në peshën 69kg, shtangistja kuqezi pret edhe rezultatin e Baterisë A për të prekur podiumin

Në Batumi të Gjeorgjisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, ku në pedanë është ngjitur sot shtangistja Enkileda Carja. Ajo garoi në Baterinë B të peshës 69kg, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Në pritje që të nisë edhe Bateria A, Carja është aktualisht në vendin e parë, duke dominuar në të dyja stilet. Madje shanset për medalje janë të mira edhe pse garon me shtangiste shumë më të mëdha në moshë. Në stilin e shkëputjes, Carja realizon me sukses dy provat e para, duke ngritur fillimisht 100kg e më pas 103kg. Në provën e tretë, ajo synon 105kg, por pa sukses. Gjithsesi, ajo ruan kreun në këtë stil në pritje të Baterisë a. Në stilin e shtytjes përsëritet i njëjti...