Cardinale dhe Ibra “harbohen” në një event UFC në Washington, tifozët e Milanit humbasin durimin

Cardinale dhe Ibra “harbohen” në një event UFC në Washington, tifozët e Milanit humbasin durimin

15 Qershor 2026 8:50 Alfred Lleshi Ndërsa Milani po kalon një fazë ngërçi, ende pa trajner, drejtor sportiv dhe drejtor teknik, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic zgjodhën të jenë të pranishëm në eventin “UFC Freedom 250”, të zhvilluar në kopshtet e Shtëpisë së Bardhë. Paraqitja e tyre krah për krah, në një kontekst larg çështjeve të merkatos dhe organizimit të klubit kuqezi, ka nxitur debat mes tifozëve të Milanit. Të dy u panë pranë ringut gjatë fitores së Ciryl Gane ndaj Alex Pereira, në një moment kur tifozët presin me padurim lajme dhe vendime të rëndësishme në nivel drejtues. Megjithatë, prania e përbashkët e Cardinale dhe Ibrahimovic duket se synon të shuajë zërat e fundit për tensione të forta mes tyre. Pamjet e publikuara japin...