Calhanoglu rrëfehet në 360 gradë: Rinovimi me Interin? Do të doja të qëndroja, por askush nuk më ka kontaktuar…
Një vit më pas, vera e Hakan Calhanoglu ka një shije krejt tjetër. 12 muaj më parë, turku dukej se ishte jashtë Interit. Pas shpërthimit të Lautaro Martinezit pas eliminimit nga Botërori i Klubeve, çarja mes Hakan dhe një pjese të dhomës së zhveshjes dukej e pariparueshme. Por ja që numri 20 zikaltër, në sezonin e sapopërfunduar, e rifitoi vendin e tij tek Interi, me organizimin e zakonshëm të lojës dhe shumë gola vendimtarë. Njëri prej tyre, veçanërisht ai ndaj Romës, qe për shumëkënd goli që solli kthesën përfundimtare drejt titullit kampion. “Ishte një moment delikat për ne. Por nuk e di nëse vërtet ishte goli vendimtar, – rrëfen Calhanoglu në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”. – Gjithsesi, nuk është diçka e...
Burimi:
telesport.al