Calhanoglu: Ndonjëherë është e rëndësishme të pësosh një goditje për t’u ringritur

Calhanoglu: Ndonjëherë është e rëndësishme të pësosh një goditje për t’u ringritur

Turqia e nisi keq botërorin amerikan, pasi u mund 2-0 nga Australia, një rezultat disi surprizë, pasi ballkanasit konsideroheshin favoritë. “Pësuam gola nga topa të gjatë, gola që nuk duhej të kishin ndodhur”, tha Hakan Calhanoglu. “Në përgjithësi e kontrolluam ndeshjen, por nuk arritëm t’i shndërronim rastet tona në gol. Tani, gjëja e rëndësishme është ta harrojmë këtë ndeshje dhe të presim me padurim ndeshjet e ardhshme. Ndonjëherë ndihmon të rikthehesh në këmbë, e dimë këtë“, shtoi mesfushori turk. Më tej, Calhanoglu shtoi: “Nuk e kemi humbur shpresën vetëm sepse humbëm një ndeshje dhe nuk do ta humbasim. Jemi një ekip që gjithmonë di si të rikuperohet. Pas ndeshjes, u përpoqa ta motivoja ekipin. Duhet të përqendrohemi dhe të luajmë me disiplinë”. “Çdo detaj është...