Cafu “skanon” Botërorin 2026: Kombëtaret e vogla duhet t’i falënderojnë klubet europiane

Cafu “skanon” Botërorin 2026: Kombëtaret e vogla duhet t’i falënderojnë klubet europiane

19 Qershor 2026 9:30 Alfred Lleshi Marcos Cafu beson se futbolli ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë më i ekuilibruar. Në një shkrim për “Gazzetta dello Sport”, legjenda braziliane thekson: “Kombëtaret e vogla duhet t’i falënderojnë edhe klubet europiane. Ditët e para të këtij Botërori po na japin një mesazh shumë të rëndësishëm; futbolli ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë kaq i balancuar. Duke parë ndeshjet e zhvilluara deri tani, vihet re qartë se niveli i kombëtareve më pak të favorizuara është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme”. Sipas tij, prova më e mirë ishte barazimi 0-0 mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër: “Ky rezultat nuk duhet parë si një paraqitje e dobët e Spanjës, por si fryt i një performance të shkëlqyer të kundërshtarit”. Cafu shton se...