Brazilit i ka mbetur vetëm emri, Halandi dërgon brazilianët në shtëpi dhe shkruan historinë me Norvegjinë
Brazili i bashkohet Gjermanisë dhe Hollandës. Skuadra amerikano-jugore është eleminuar sot nga Kupa e Botës. Përpos fanellave verdheblu, asgjë tjetër në fushë nuk përfaqësonte Brazilin, të cilit dukej se e vetmja gjë që i kishte mbetur ishte emri i madh. Norvegjia ia ka dalë të fitojë me shifrat 2-1 kundër seleçaos. Nordikët e nisën ndeshjen me një gol, por anësori ngriti flamurin dhe sinjalizoi pozicion jashtë loje. Më pas Brazili fitoi të drejtën e një 11 metërshi. Guimaraeshi mori përsipër të gjuante topin, i cili u ndal nga duart e portierit kundërshtar. Ky i fundit ishte një pikë kyçe për Norvegjinë, teksa pritjet e tij mbajtën Kombëtaren europiane në lojë. Në minutën e 79 në skenë u shfaq Erling Halandi. Sulmuesi shtatlartë fitoi duelin me...
Burimi:
sportekspres.com