Botërori/ Spanja mund Belgjikën 2-1, “Furia e Kuqe” sfidon Francën në gjysmëfinale

Botërori/ Spanja mund Belgjikën 2-1, “Furia e Kuqe” sfidon Francën në gjysmëfinale

Spanja mposht me vështirësi 2-1 Belgjikën dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Pjesa e parë e çerekfinales së u mbyll në barazim 1-1. “Furia e Kuqe” kaloi në avantazh në minutën e 30-të. Pas një krosimi të Pedro Porros nga krahu i djathtë, Dani Olmo provoi fillimisht të mposhtte Tibo Kurtua, por portieri belg reagoi saktë. Topi mbeti në zonë dhe Fabian Ruiz ishte më i shpejti për ta dërguar në rrjetë, duke zhbllokuar sfidën. Pesë minuta më vonë, Spanja ishte shumë pranë golit të dytë. Lamie Jamal ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, por edhe kësaj here Kurtua u tregua vendimtar me një pritje spektakolare. Belgjika reagoi në minutën e 41-të dhe, në rastin e saj të parë serioz, riktheu baraspeshën. Sharls De Keteler realizoi...