Botërori ndryshon planet, kampionati drejt shtyrjes
Kualifikimi i Spanjës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës ka krijuar vështirësi në planifikimin e sezonit të ri të La Liga-s. Kampionati spanjoll është parashikuar të nisë më 14 gusht, por rregullorja e Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, garanton 21 ditë pushim të detyrueshëm për lojtarët mes dy sezoneve. Fillimisht ishte menduar të shtyheshin vetëm ndeshjet Barcelona-Athletic Bilbao dhe Real Madrid-Real Sociedad, për shkak të numrit të lartë të lojtarëve të grumbulluar në Botëror. Megjithatë, suksesi i kombëtares spanjolle ka detyruar organizatorët të rishikojnë planin. Në rrezik për t’u shtyrë janë edhe sfidat Celta Vigo-Osasuna dhe Atletico Madrid-Malaga, pasi disa lojtarë të këtyre skuadrave janë ende pjesë e ekipit të Luis de la Fuente. Gjithashtu, mund të preken edhe ndeshjet Valencia-Betis ose Sevilla-Rayo Vallecano. Presidenti i...
Burimi:
sot.com.al