Botërori “i mallkuar” për Iranin, i mjafton vetëm një gol, por gjithçka i kthehet kundër në fund

Botërori “i mallkuar” për Iranin, i mjafton vetëm një gol, por gjithçka i kthehet kundër në fund

Kombëtarja e Iranit përjetoi një nga eliminimet më dramatike të këtij edicioni të Kupës së Botës, duke u larguar nga turneu pas një serie ngjarjesh të pabesueshme në vetëm 24 orë. Në ndeshjen ndaj Egjiptit, iranianët shënuan një gol në sekondat e fundit që dukej se u siguronte kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Megjithatë, pas rishikimit me sistemin VAR, goli u anulua, duke e lënë Iranin në vendin e tretë të grupit. Shpresat për vazhdimin e rrugëtimit mbetën te rezultatet e skuadrave të tjera, pasi Irani priste të kualifikohej si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta. Fillimisht, iranianët shpresuan që Gana të fitonte ndaj Kroacisë, por ballkanasit përmbysën gjithçka në minutat e fundit dhe fituan ndeshjen. Më pas, vëmendja u...