Botërori “Brazil 2027” për vajza/ Shqipëria njeh më 18 qershor kundërshtaret e fazës play-off, ja rivalet e mundshme

Botërori “Brazil 2027” për vajza/ Shqipëria njeh më 18 qershor kundërshtaret e fazës play-off, ja rivalet e mundshme

Kombëtarja e vajzave ka arritur një tjetër sukses historik, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Një arritje që konfirmon progresin e vazhdueshëm të skuadrës kuqezi dhe punën e bërë ndër vite nga Federata, stafi teknik dhe futbollistet shqiptare. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të mësojë më 18 qershor, në ora 12:00, emrin e ekipit kundërshtar për raundin e parë të play-off-it, një fazë që mund ta afrojë edhe më shumë Shqipërinë me ëndrrën e madhe të një kualifikimi historik në Kupën e Botës, si edhe rivalen e mundshme për raundin e dytë të fazës play-off, që siguron një vend në Botërorin 2027 Sipas formatit të garës, skuadrat e renditura në vendet e dyta dhe...