Zbulohet lista e përfaqësueses gjermane për Botërorin 2026/ Rikthimi i Neuer është i vërtetë, spikat dhe talenti i Bayern-it

Zbulohet lista e përfaqësueses gjermane për Botërorin 2026/ Rikthimi i Neuer është i vërtetë, spikat dhe talenti i Bayern-it

Zyrtarisht do të shpallet të enjten, por lista e përfaqësueses gjermane për Botërorin duket se është rrjedhur në media një ditë para njoftimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Një nga vendimet më të bujshme është rikthimi i portierit veteran Manuel Neuer. 40-vjeçari, i cili kishte përfunduar karrierën ndërkombëtare pas Euro 2024, do të zëvendësojë Oliver Baumann si portier i parë, ndërsa Alexander Nubel do të jetë i tretë. Raportohet se Jonus Urbig do të udhëtojë me ekipin, por nuk do të jetë pjesë e listës finale. Një tjetër surprizë është përfshirja e sulmuesit të Köln, Said El Mala, i cili ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asistime në sezonin e tij të parë në Bundesliga. Talentët e rinj si Lennart Karl dhe të tjerë,...