Vetëm 4 nga 736 lojtarë! Statistika e çmendur që tregon pse Messi dhe Ronaldo janë të pavdekshëm
Nga 736 futbollistët që zbritën në fushë në Gjermani gjatë Botërorit të vitit 2006, vetëm katër prej tyre do të jenë të pranishëm edhe në Botërorin e vitit 2026. Ky fakt dëshmon se sa e vështirë, pothuajse e pamundur, është të qëndrosh në majat e futbollit botëror për dy dekada të plota. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të futen në histori si lojtarët e parë që luajnë në gjashtë Botërorë të ndryshëm. Krahas tyre, 40-vjeçari Luka Modrić do të luajë Botërorin e tij të fundit me Kroacinë, ndërsa portieri Guillermo Ochoa po ashtu do të shkruajë historinë si i pari lojtar meksikan me gjashtë pjesëmarrje në këtë kompeticion. Por ajo që i bën ata ende më të jashtëzakonshëm është se gjatë këtyre 20 viteve,...
Burimi:
top-channel.tv