Telash i dyfishtë për Argjentinën; shqetësojnë Nico Gonzales dhe Tagliafico

Telash i dyfishtë për Argjentinën; shqetësojnë Nico Gonzales dhe Tagliafico

Shtohen problemet te Argjentina në prag të debutimit të saj në Botëror me Algjerinë. Dyshimeve për praninë e Julian Alvarez, Paredes dhe Montiel, iu shtohen ato për Nico Gonzales dhe Tagliafico. Sipas informacioneve më të fundit futbollistët e Atletico Madrid dhe Lyonit kanë shfaqur probleme fizike dhe nuk kanë mundur të stërviten normalisht në sesionin stëvitor të së enjtes. Në këtë mënyrë, skuadra kampione në fuqi e botës është më e prekura nga problemet fizike. Në formacionin e mundshëm titullar, si Emiliano Martinez ashtu edhe Cuti Romero vijnë me shumë pak kohë rikuperim nga dëmtimet e pësuara me klubet respektive. Këto duke iu shtuar edhe dëmtimet e minutës së fundit, ngrenë shumë dyshime për startin e Argjentinës. Por pavarësisht kësaj, kampiones në fuqi të botës...