Spektakli më i madh i futbollit në planet nis zyrtarisht, The Sun: Pse mund të jetë Botërori më i bukur në histori

Spektakli më i madh i futbollit në planet nis zyrtarisht, The Sun: Pse mund të jetë Botërori më i bukur në histori

Ka ardhur momenti. Spektakli më i madh i futbollit në planet nis zyrtarisht, duke hapur një kapitull të ri në historinë e Kupës së Botës. Nga stadiumi legjendar Azteca në Meksikë, nën një mot të paqëndrueshëm mes diellit dhe reshjeve, e deri te finalja që do të luhet muajin e ardhshëm pranë Nju Jorkut, miliona tifozë në mbarë globin do të jetojnë 39 ditë plot emocione, shpresa, zhgënjime dhe momente që do të mbeten përgjithmonë në kujtesë. Prestigjiozja britanike, The Sun, në një artikull të saj ka shkruar se përse ky Botëror mund të jetë më i bukuri në histori. Botërori 2026 do të jetë turneu më i madh që është organizuar ndonjëherë. Për herë të parë në histori do të marrin pjesë 48 kombëtare,...